ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Jakup Hasani, i cili u plagos gjatë ditës së sotme në një atentat në Fier, ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin e Fierit.

Titulli: Atentati ku mbeti i vrarë “Sel Çami”, del nga operacioni nipi i viktimës, në trup kishte katër plumba! Dosja dhe pistat e Policisë
Jakup Hasani, i cili u plagos gjatë ditës së sotme në një atentat në Fier, ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin e Fierit.
Nipi i viktimës ka dalë nga operacioni në Fier dhe është dërguar në reanimacion. Ai ka marrë katër plumba në trup.
Pas operacionit, Hasani është dërguar në repartin e reanimacionit, ku do të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor. I plagosuri ndodhet nën masa të rrepta sigurie. Viktima është qëlluar me armë zjarri teksa po punonte në oborrin e banesës së tij, në murin rrethues të shtëpisë. I plagosur rëndë mbeti djali i vëllait të tij.
Një ngjarje e rëndë kriminale e regjistruar më 25 mars 2002 në Fier lidhet me emrin e Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”, i cili sot u ekzekutua në oborrin e banesës.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, Selami Hasani u shpall fajtor për bashkëpunim në një vrasje të dyfishtë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Sheshi i Valutës”, ku një automjet tip fuoristradë Mercedes-Benz, në të cili ndodheshin Julian Isufi, (ose nipi i Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”), dhe Bledar Kastrati, u qëllua me armë zjarri.
Sipas dosjes gjyqësore, nga të shtënat mbetën të vrarë Julian Isufi dhe Esat Taze, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj. Sipas konkluzioneve të gjykatave, Pëllumb Yzeiraj dhe Selami Hasani kishin vepruar në bashkëpunim dhe kishin pasur një marrëveshje paraprake për realizimin e krimit. Ata kishin siguruar mjetet e nevojshme, përfshirë blerjen e automjetit dhe sigurimin e një arme automatike.
Në momentin e atentatit, Pëllumb Yzeiraj qëlloi me armë zjarri në drejtim të fuoristradës ku ndodheshin personat e shënjestruar. Ndërkohë, Selami Hasani zbriti nga automjeti dhe qëndroi pranë tij.
Pas të shtënave, të dy u larguan me të njëjtën makinë, e cila, sipas vendimit, u ndoq nga një automjet policie. Në vendimin e Gjykatës së Lartë përmendet se gjykatat e faktit e kishin cilësuar ngjarjen si një vrasje të kryer për shkak të hasmërisë. Megjithatë, mbrojtja e Selami Hasanit e kundërshtoi këtë përfundim, duke pretenduar se motivi i hakmarrjes nuk ishte provuar me prova konkrete.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.