ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Policia ka zmbrapsur protestën e dhunshme të studentëve, që shkatërruan gjithçka te “Rruga e Durrësit”, përfshi bizneset, teksa i vunë

Policia ka zmbrapsur protestën e dhunshme të studentëve, që shkatërruan gjithçka te “Rruga e Durrësit”, përfshi bizneset, teksa i vunë flakën.
Ujë e gaz lotsjellës u përdor nga efektivët për shpërndarje. Pati edhe persona të shoqëruar dhe të arrestuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin e personave që kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje dhe përdorim të gazit lotsjellës.
Sipas njoftimit zyrtar, në total 13 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe në Spitalin Universitar të Traumës. Mes tyre janë protestues, përfaqësues të medias, efektivë policie dhe kalimtarë.
Në QSUT janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit lotsjellës. Dy prej tyre janë larguar pas konsultës me mjekët, ndërsa personi i tretë vijon ekzaminimet në urgjencë.
Ndërkohë, në Spitalin e Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore edhe dy përfaqësuese të medias. Pas ekzaminimeve dhe konsultave përkatëse, të dyja janë larguar nga spitali, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët kanë pësuar dëmtime nga mjete të forta, kryesisht në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.
Për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy kalimtarë. Njëri prej tyre është shtruar në spital dhe do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri po mbahet në monitorim nga stafi shëndetësor.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.