ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjykata e Apelit ka njoftuar largimin e personelit nga ambientet e institucionit, ndërsa është vendosur që për momentin të shqyrtohen

Gjykata e Apelit ka njoftuar largimin e personelit nga ambientet e institucionit, ndërsa është vendosur që për momentin të shqyrtohen vetëm çështjet që lidhen me masat e sigurimit personal.
Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, është vendosur gjithashtu që të kërkohen forca shtesë policore për ruajtjen e godinës, për shkak të afërsisë së saj me Parlamentin dhe situatës së krijuar nga protestat.
Për këtë situatë do të vihet në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), ndërsa pritet të mësohen detaje të mëtejshme mbi masat e marra për garantimin e sigurisë në institucion.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.