ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përplasjeve gjatë protestës në Tiranë, duke denoncuar atë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përplasjeve gjatë protestës në Tiranë, duke denoncuar atë që e cilëson si dhunë të ushtruar nga punonjësit e Policisë së Shtetit ndaj deputetëve të opozitës.
Bardhi e konsideroi këtë veprim shkelje të ligjit dhe cenim të funksionimit të institucioneve demokratike, duke theksuar se deputetët kanë të drejtë të ushtrojnë kontroll parlamentar dhe të mbikëqyrin veprimtarinë e institucioneve shtetërore.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
“Pas dhunës kriminale ndaj të rinjve dhe të rejave që protestojnë, tani radha i erdhi deputetëve të opozitës.
Dhuna e ushtruar nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë është një akt banditesk, i padenjë për njerëz që mbajnë uniformën e shtetit. Çdo punonjës policie që ushtron dhunë ndaj një deputeti gjatë ushtrimit të detyrës së tij, shkel rëndë ligjin dhe cenon funksionimin e institucioneve demokratike.
Statusi i deputetit dhe kompetencat që burojnë nga legjislacioni në fuqi u njohin deputetëve të drejtën të ushtrojnë kontroll parlamentar, të verifikojnë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe të mbikëqyrin veprimtarinë e institucioneve shtetërore, në përputhje me ligjin. Ata kanë të drejtë të hyjnë në çdo institucion shtetëror.
Uniforma e policisë nuk mund të jetë mburojë për paligjshmërinë dhe as justifikim për dhunën. Kjo nuk është Policia e Shtetit, por Policia e Pushtetit të korruptuar dhe kriminalizuar të Edi Ramës”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.