ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë neglizhuar

Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë neglizhuar në trajtimin e një 40-vjeçari, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për G. N., 53 vjeç, dhe Dh. U., 68 vjeçe, të dy me profesion mjekë neurologë.
Ndaj tyre kanë nisur procedimet për veprat penale “Mjekim i pakujdesshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dy mjekët kanë kryer mjekim të pakujdesshëm dhe kanë neglizhuar në trajtimin e F. K., 40 vjeç.
Pacienti është dërguar më pas në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat e plota të rastit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.