ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pas sulmit të pandërprerë të protestuesve të maskuar në bulevard, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion në shkallë të

Pas sulmit të pandërprerë të protestuesve të maskuar në bulevard, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë.
Ata janë angazhuar me forca dhe mjete për boshatisjen e të gjithë bulevardit dhe rrugëve, si dhe shoqërimet e të dyshuarve.
Policia ka kërkuar tek protestuesit paqësorë mbajtjen e perimetrit, kurse për ata të maskuar ka vijuar ndjekjen për kapjen e tyre apo largimin nga sheshi.
Topa uji me autobotë, gaz lotsjellës herë pas here dhe ndjekje e tyre ka vijuar në bulevard.
Protyestuesit janë larguar me vrap për t’i shpëtuar kapjes, teksa në një moment grupi i protestuesve ka ndaluar efektivët të bënin shoqërime.
Policia ka krijuar një perimetër të gjerë sigurie deri afër sheshit Skënderbej dhe te Parku Rinia, duke mos lejuar hyrjen e protestuesve në bulevard, me qëllim shuarjen e saj.
Forcat e FNSH-së kanë paralajmëruar qytetarët që të rrinë larg perimetrit të sigurisë dhe dhunës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.