ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Protesta e dhunshme që po zhvillohet prej tri ditësh në Tiranë ka ndezur reagime të shumta edhe në lidhje me

Protesta e dhunshme që po zhvillohet prej tri ditësh në Tiranë ka ndezur reagime të shumta edhe në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e mundshme të Policisë.
Në Top Story, profesori Ervin Karamuço ka treguar në lidhje mungesën e trajnimit të policëve për të tilla protesta.
“Në shkollën e policisë së shtetit trajnimet bëhen në turma stacionare, jo të lëvizshme. Këtu ka një taktikë ndryshe për të cilën policia nuk është trajnuar. Janë turma të ndara që lëvizin gjithë kohës në pika të ndryshme të qytetit.
Këta ndahen në turma të vogla, njoftohen të shkojnë në pika të ndryshme dhe përballen me turma më të mëdha, për tu dashur të tërhiqen më pas. Dhe më pas detyrohen të gjenden me djegie dhe shkatërrime. Komisariati dje për 4 minuta mund të ishte djegur i gjithi. Edhe një lule, një vazo që kanë institucionet, duhet mbrojtur nga të gjithë ne. Plaçkitja e biznesit privat në 1997-ën ka çuar në një spirale të përplasjes civile.
Kur ti shkon dhe shkatërron një biznes privat, shkon te lufta civile. Ti nuk e ke më me shtetin, e ke me privatin. Problemi më i madh që kemi si shoqëri është që të mos përplasemi me njëri-tjetrin. Strukturën e turmës e kam parë. Kur shkojnë disa persona të plaçkisin, pjesa tjetër distancohet si për të thënë nuk janë me ne”, u shpreh Karamuço.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.