ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 50-vjeçar, me profesion taksist, është plagosur me thikë në zonën e rrethrrotullimit të Shëngjinit, në Lezhë. Ngjarja është regjistruar

Një 50-vjeçar, me profesion taksist, është plagosur me thikë në zonën e rrethrrotullimit të Shëngjinit, në Lezhë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:08, ndërsa sipas informacionit paraprak të policisë, taksisti është goditur me mjet prerës në pjesën e barkut nga një 65-vjeçar.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Nga të dhënat paraprake të policisë, 65-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.