ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ministria e Shëndetësisë thotë se deri në orën 17:00 në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin kujdes mjekësor protestues,

Ministria e Shëndetësisë thotë se deri në orën 17:00 në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin kujdes mjekësor protestues, efektivë policie dhe një kalimtar, ndërsa një efektiv tjetër po ekzaminohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
Konkretisht te Trauma janë paraqitur 9 protestues, njëri prej të cilëve është shtruar në spital, ndërsa 3 të tjerë kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar.
Po në këtë spital janë paraqitur edhe 4 efektivë policie, nga të cilët 2 kanë marrë mjekim dhe janë larguar. Gjithashtu, në QSUT është paraqitur edhe një kalimtar.
Ndërkohë, në QSUT po ekzaminohet një efektiv policie. Sipas informacionit të raportuar, gjendja shëndetësore e të lënduarve paraqitet stabël. Protesta vazhdon të jetë e dhunshme, ndërsa ka hyrë në ditën e pestë të saj.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.