ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Disa protestues me maska dhe me shkopinj janë përplasur në Rrugën e Elbasanit, me disa efektivë policie.

Tension në Rrugën e Elbasanit/ Protestues me maska sulmojnë policinë
Përplasjet shpërthyen në Rrugën e Elbasanit. Protestues të maskuar, disa prej tyre me shkopinj, u përleshën me efektivët e policisë.
Më herët, policia kishte shtuar forcat në zonë. Në terren u angazhua edhe autoboti i zi me ujë, bashkë me mjete të tjera ujëhedhëse.
Gjatë përplasjeve, drejt efektivëve u hodhën gurë dhe molotovë. Policia u kundërpërgjigj edhe me gaz lotsjellës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.