ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, u diskutua për reagimin e Elisa Spiropalit pas përjashtimit të saj nga Grupi

Elisa Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Reagimi i saj ndaj kryeministrit Edi Rama u trajtua në studion e emisionit "Repolitix", në Report Tv, me gazetarin Denis Minga. Kërkesa e Spiropalit ishte e qartë: ndryshim i modelit të qeverisjes, ose largim.
Pedagogia Arsejda Gjyli vlerësoi se Spiropali paraqiti disa pretendime në fjalën e saj. Ato kishin të bënin me reformën zgjedhore dhe me hapjen e partisë. Në thelb, theksoi ajo, janë të qenësishme.
"Mua sot Spiropali nuk m'u duk drejtpërsëdrejti me platformë. Pra nuk erdhi me platformën që ajo propozoi në kohën e flamingove. Por ajo erdhi me disa pretendime që në thelb parimisht janë të qënësishme. Në termat e reformës zgjedhore, të ndryshimeve që duhet të bëhen. Të ligjeve adekuate, të mbajtjes së konsideratë të një hapjeje të partisë. Tejkalimin ndoshta të asaj linje të ngurtë të monopolizimit edhe të vetë pushtetit, që patjetër që është në dëm edhe të vetë partive politike. Duhet thënë që janë disa kritere të përgjithshme që Spiropali pretendoi dhe përmendi në linjën që ajo tanimë po ndjek", tha Gjyli.
Ajo që pa pedagogia nuk ishte platforma e dikurshme, por një reagim. Një reagim që i ngjan më shumë një reagimi reaksionar, si rrjedhojë e përjashtimit nga partia. Gjyli nuk përjashtoi që në të të kenë peshuar edhe pretendimet e Spiropalit për sulme ndaj bizneseve apo subjekteve personale që drejton familja e saj.
Guximi që Spiropali tregoi duke folur kundër pushtetit të kryeministrit Edi Rama lë të kuptohet se diku ajo ka marrë garanci. Këtë vuri në dukje Gjyli.
"Por nuk duket se ka ardhur me pretendimin e asaj që kishte ngritur si platformë (ajo e Shqipërisë së re), por sot ajo vjen me një reaksion. Dhe mua m'u duk më shumë reagim reaksionar si rrjedhojë e përjashtimit. Por mbase edhe sulmeve që ajo pretendon se ka pasur ndaj bizneseve apo subjekteve personale që drejton të familjes së saj. Nuk gjykoj që Spiropali mund të krijojë një lëvizje. Përsa kohë që s'ka ndodhur me Veliajn, nuk gjykoj se mund të ndodhë me Spiropalin. Për mënyrën sesi është ndërtuar realiteti politik në Shqipëri, do një guxim të veçantë. Unë nuk e di nga ku Spiropali e"
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.