ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Mbrëmjen e sotme është luajtur në “Air Albania” dueli mes Partizanit dhe Vllaznisë. Të kuqtë vazhdojnë të mos dalin dot nga kriza e rezultateve në të cilën ndodhen këtë sezon. Shkodranët kanë arritur të marrin 3 pikët në “Air Albania”, duke fituar me rezultatin e ngushtë 0-1. Ndeshja u vendos nga nj

Mbrëmjen e sotme është luajtur në “Air Albania” dueli mes Partizanit dhe Vllaznisë. Të kuqtë vazhdojnë të mos dalin dot nga kriza e rezultateve në të cilën ndodhen këtë sezon. Shkodranët kanë arritur të marrin 3 pikët në “Air Albania”, duke fituar me rezultatin e ngushtë 0-1.
Ndeshja u vendos nga një penallti e Balajt në minutën e 56 të lojës. Sulmuesi shkodran arriti të fitonte duelin e tij me Qirkon, duke i dhënë kështu fitoren Vllaznisë. Ndërkohë, në minutën e 75, kuqeblutë mbetën me një lojtar më pak në fushë pas daljes me karton të kuq të Obinasë. Por, edhe pse në epërsi numerike, Partizani nuk ia doli të ndëshkonte Vllazninë. Tashmë “demat e kuq” e gjejnë veten në vendin e fundit në renditje me vetëm 10 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje. Sakaq, Vllaznia gjendet përkohësisht në vendin e 6 me 15 pikë në total./ABC24.AL/
Balaj 56 penallti Obina 75 karton i kuq
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.