ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama i drejtoi një tjetër ftesë për dialog protestuesve, duke lënë sërish para kryeministrisë një tryezë betoni me

Kryeministri Edi Rama i drejtoi një tjetër ftesë për dialog protestuesve, duke lënë sërish para kryeministrisë një tryezë betoni me letra të bardha ku shkruhet dialog.
“Mirëmëngjes”, shkruan kreu i qeverisë krah videos së publikuar.
Prej kohës që protestat nisën, në ditët e para me sulme të dhunshme ndaj policisë, institucioneve dhe pronës private, kreu i qeverisë i ka drejtuar ftesë dialogu protestuesve për të diskutuar me ta kërkesat që kanë ndaj mazhorancës në pushtet.
Deri më tani, ftesa është refuzuar, ndërsa protesta vijon në ditën e 17-të të saj.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.