ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
31 persona u arrestuan vetëm dje nga operacioni i zhvilluar në Tiranë nga blutë e kryeqytetit, të cilët shisnin lloje

Blutë e kryeqytetit arrestuan dje 31 persona në Tiranë, në kuadër të një operacioni kundër shitjes së drogës pranë institucioneve arsimore. Nga i njëjti operacion ishin arrestuar më parë edhe 7 persona të tjerë. Aktualisht 14 persona janë shpallur në kërkim.
Sipas raportimit të Besar Bajraktarajt për Klan News, në aktivitet ishin përfshirë 8 grupe. Ato vepronin në Laprakë, Brakë, Jordan Misja, Selitë, Yzberisht, Allias, te Tregu Elektrik dhe te Qyteti Studenti. Çdo grup kishte 3 deri në 4 shitës, dhe kur një grup mbetej pa lëndë, klientët dërgoheshin te grupi tjetër.
Dokumentimi u bë përmes agjentëve të infiltruar dhe blerjeve të stimuluara. Fokusi i operacionit ishte shitja pranë shkollave. Po ashtu u goditën 5 furnitorë të dyshuar për sigurimin e heroinës dhe kokainës.
Hetimi ka zgjatur plot 4 muaj. U sekuestruan 1 kg e 75 grame heroinë, 1 kg e 265 grame kokainë dhe 685 grame Cannabis Sativa. Po ashtu u gjetën 1 pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celular dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Shpërndarja bëhej me monopatina, taksi dhe shërbim delivery. Kjo metodë përdorej për t'i shpëtuar policisë në terren.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.