ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një grup protestuesish të maskuar, të pajisur me shkopinj, kanë ndaluar një autoambulancë që po kalonte pranë Sheshit Skënderbej në Tiranë.

Një autoambulancë u ndal sërish në Tiranë. Këtë herë pranë Sheshit Skënderbej, nga një grup protestuesish të maskuar, me shkopinj në duar.
Mjeti po kalonte në atë zonë kur u bllokua. Derën e hapën vetë protestuesit. Stafi mjekësor u detyrua të zbriste poshtë, ndërsa brenda u krye kontroll për të parë nëse kishte civilë të fshehur ose gaz lotsjellës.
“Ça s’bien këta, bien molotovë dhe gaz”, thotë një prej protestuesve.
Një tjetër i drejtohet kolegëve të tij: “O shok, leje se ka njerëz të sëmurë brenda”.
Nuk është hera e parë gjatë ditës. Edhe më herët, autoambulancat janë ndalur nga protestuesit për t'u kontrolluar brenda.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.