ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pas studentëve, protestës qytetare kundër qeverisë i janë bashkuar këtë të mërkurë edhe gjimnazistë. Nxënës të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet

Pas studentëve, protestës qytetare kundër qeverisë i janë bashkuar këtë të mërkurë edhe gjimnazistë.
Nxënës të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet kanë bojkotuar mësimin si dhe kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën “Tafaj”.
Një ditë më parë studentët protestuan para Ministrisë së Arsimit, ku gjatë demonstratës u shënuan përplasje të dhunshme me policinë. Protestuesit hodhën sende drejt godinës dhe dëmtuan rrethimin e saj, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës.
Të paktën 23 protestues u shoqëruan dhe 7 të tjerë morën trajtim mjekësor në spital.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.