ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar pamjet e një protestuesi që qëllon me llastiqe me gurë në drejtim

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar të shtunën pamje nga një protestë që mbahej para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në të cilat një protestues qëllon me gurë drejt efektivëve të Policisë shtetërore.
Pamjet e postuara në platformat e mediave shoqërohen me një reagim të ashpër nga ana e deputetit, i cili thotë se autori i veprimit paligjshëm është identifikuar dhe do të përballet me ligjin.
„Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit! Nuk qëllohet mbi Policinë, or ‘trim’“, shkruan Balla në postimin e tij.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.