ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka vendosur karrige para godinës së Kryeministrisë, me mbishkrimin “dialog”, duke përcjellë një mesazh të
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka vendosur karrige para godinës së Kryeministrisë, me mbishkrimin “dialog”, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për gatishmëri për komunikim dhe dëgjim me këdo.
Ai ka theksuar se është i hapur për bisedime pa kushte, në çdo vend dhe në çdo kohë, duke përfshirë edhe ambientet para Kryeministrisë.
Kryeministri ka bërë të qartë se dialogu mbetet një mundësi e hapur për të gjithë ata që zgjedhin komunikimin paqësor, ndërsa ka përjashtuar nga kjo mundësi personat që ushtrojnë dhunë ose nuk distancohen prej saj.
“Kush do dialog, pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë. Unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, u shpreh Rama.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.