ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar Reformës Administrativo-Territoriale, fazën e dytë të ka nisur punën, sërish pa pjesëmarrjen e opozitës. Mazhoranca socialiste

Komisioni i Posaçëm Parlamentar Reformës Administrativo-Territoriale, fazën e dytë të ka nisur punën, sërish pa pjesëmarrjen e opozitës.
Mazhoranca socialiste vijon me të njëjtën përbërje anëtarësh si në fazën e parë, ndërsa opozita ka mbajtur qëndrimin e paralajmëruar për bojkotin e komisionit.
Mbledhja e parë u drejtua nga Arbjan Mazniku, i cili në nisje i bëri thirrje opozitës të bëhet pjesë e procesit. Ai theksoi se reforma kërkon gjithë përfshirje dhe se dyert e komisionit do të mbeten të hapura për përfaqësuesit e saj gjatë gjithë punës.
“Një reformë e cila prek në mënyrë të qenësishme arkitekturën e shtetit nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse ndërtohet nga një palë e vetme. Ftesa është e hapur sot dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së komisionit, së pari për opozitën, të cilës i kërkojmë të zërë vendet e saj sot dhe në çdo mbledhje tjetër, sipas miratimit që i është bërë komisionit’, u shpreh Mazniku.
Faza e dytë do të fokusohet te organizimi dhe funksionimi i pushtetit vendor, pas riorganizimit të hartës territoriale nga 61 në 46 bashki. Sipas planit të prezantuar, bashkitë e reja pritet të marrin formë pas zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027, ndërsa njësitë administrative do të ruhen.
“Grupi i parë përfshin funksionet infrastrukturore, grupi i dytë funksionet sociale dhe grupi i tretë funksionet ligj zbatuese. Më pas, kolona e dytë e punës lidhet me financat vendore. Kolona e pestë ka të bëjë me qeverisjen dhe mënyrën se si funksionon pushteti vendor, detyrat e këshillit, detyrat e kryetarit dhe ndërveprimin midis bashkisë, qytetit dhe njësisë administrative”, tha ai.
Në këtë proces pritet të përfshihen edhe ministritë, agjencitë kombëtare, bashkitë, universitetet, shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët janë ftuar të paraqesin propozimet dhe ekspertizën e tyre.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.