ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
“Vetëm studentë nuk ishin ata që kryen aktet e dhunës në protestë”. Kështu u shpreh Alfred Kika Muharemi, këshilltar i

“Vetëm studentë nuk ishin ata që kryen aktet e dhunës në protestë”.
Kështu u shpreh Alfred Kika Muharemi, këshilltar i Partisë Socialiste, duke komentuar ngjarjet e protestës së sotme.
“Ata ishin disa njerëz të mirëorganizuar nga organizata politike, që kërkojnë destabilitetin e vendit. Që në ditën e parë të protestës kam thënë që jam me protestuesit e ndershëm, por ndjej neveri për klanet politike që duan të përdorin çdo kërkesë të shëndetshme. Janë individë që paguhen nga klanet politike për të krijuar destabilitet”, tha Kika Muharemi në “Off the Record”, në A2CNN.
“Do doja që kjo protestë e studentëve të ishte vërtet e studentëve sot, mos të njollosej nga këto fundërrina që duan vetëm destabilitet. Mosha mesatare ishte 40 vjeç”, shtoi këshilltari socialist.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.