ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar sot (29 shtator) zyrtarisht marrjen e detyrës nga ambasadori i ri

Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt ka nisur zyrtarisht detyrën në Shqipëri.
Njoftimi u dha më 29 shtator nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Lajmi u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale.
Përfaqësia diplomatike ndau pamje nga ceremonia e ngritjes së flamurit. Flamuri amerikan u ngrit mbi rezidencën zyrtare nga Roja e Sigurisë së Marinës.
Momenti u cilësua si hapja e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ambasada theksoi se ky hap pritet të sjellë forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Në mesazhin e saj, Ambasada shkruan: “Një kapitull i ri fillon në Shqipëri! Roja e Sigurisë së Marinës ngriti flamurin amerikan mbi rezidencën zyrtare, ndërsa Ambasadori Wendt merr detyrën e tij. Nën Presidentin Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësinë dhe ndërtojmë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për të dy kombet tona”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.