ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon instrumente të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-së e UNESCO-s

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka hartuar relacionin shpjegues për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 27/2018 ‘Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë’, të ndryshuar”. Kinata synon modernizimin e kuadrit ligjor dhe rritjen e efektivitetit në ruajtjen, administrimin dhe mbrojtjen e pasurive kulturore materiale dhe jomateriale.
Dokumenti zyrtar sqaron se nisma ka lindur nga nevoira për të adresuar problematikat e konstatuara gjatë zbatimit të ligjit në fuqi, si dhe për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare. Ndonëse “projektligji nuk është i parashikuar në Programin e Përgjithshëm Analitik të Projektakteve për vitin 2026”, hartimi i tij u diktua nga nevoira për “përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit kombëtar me standardet dhe detyrimet ndërkombëtare dhe ato të Bashkimit Evropian”.
Projektligji fut për herë të parë me kërkesë të UNESCO-s dhe rekomandim të Kontrollit të Lartë të Shtetit mekanizma teknikë vlerësimi paraprak për projektet zhvillimore që mund të prekë monumentet ose zonat e mbrojtura. Për më tepër, projektligji harmonizon përkufizimin e muzeut me standardet më të fundit të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve (ICOM) dhe rregullon licencimin e ekspertëve në terren.
Relacioni nënvizon se praktika e deritanishme ka pasur “vonesa në përfundimin e procedurave të verifikimit, mungesë të një përcaktimi të qartë të përgjegjësive institucionale dhe vështirësi në koordinimin ndërmjet institucioneve”. Për këtë arsye, ndryshimet e reja përcaktojnë afate të prerë procedurale, qartësojnë rolin e secilit institucion për të shmangur mbivendosjet, si dhe krijojnë mekanizma për “vendosjen e masave mbrojtëse paraprake në rastet kur ekziston rreziku i dëmtimit, tjetërsimit ose humbjes së pasurisë”.
Për sa i përket financimit, nisma krijon bazën ligjore për mbështetjen e pronarëve privatë të pasurive kulturore përmes “granteve, bashkëfinancimit dhe kontributeve në natyrë”, ndërsa sqrojet se efektet financiare për buxhetin e shtetit “do të përballohen sipas planifikimeve buxhetore vjetore”.
Relacioni i nënshkruar nga Ministri Blendi Gonxhja sqron se projektligji mbështetet në nenet 78, 81 (pika 1) dhe 83 (pika 1) të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Për zbatimin e këtij akti ngarkohet një rrjet i gjerë institucionesh ku përfshihen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.