ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ditën e sotme (27 nëntor) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

**Moti/ Vranësira dhe shi në të gjithë vendin, shkarkesa elektrike në jug**
E diela, 27 nëntor, kalon nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Si pasojë, pritet mot me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin.
Që në orët e para të 24-orëshit shiu do të jetë i pranishëm me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Ndryshe qëndrojnë gjërat në jug. Atje parashikohen shtrëngata me intensitet mesatar deri të lartë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Gjatë ditës reshjet e dobëta do të shfaqen të herëpashershme në shumicën e zonave. Në jug shiu vijon me intensitet mesatar, hera-herës deri të lartë, në formën e rrebesheve afatshkurtra.
Në lartësitë mbi 1100 metra, në veri-verilindje, pritet të bjerë borë me intensitet të ulët.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi 7 m/s. Përgjatë bregdetit ajo arrin deri në 15 m/s.
Në dete valëzimi parashikohet me forcë 2-4 ballë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.