ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Moti gjatë ditës së sotme (20 tetor) pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimit

Moti gjatë ditës së sotme (20 tetor) pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimit meteorologjik, territori shqiptar do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe të qëndrueshme perëndimore, të cilat do të sjellin kushte të favorshme atmosferike gjatë gjithë ditës.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 14 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë nga 1 deri në 3 ballë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.