ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, deklaroi se situata e protestave është nën kontroll, pavarësisht akteve të dhunës, përfshirë sulmin ndaj

Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, deklaroi se situata e protestave është nën kontroll, pavarësisht akteve të dhunës, përfshirë sulmin ndaj Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Ruseti paralajmëroi të rinjtë dhe familjet e tyre për pasojat ligjore të përfshirjes në dhunë, dëmtimit të pronës, zjarrvënies apo mbajtjes së paligjshme të armëve dhe mjeteve shpërthyese.
Ajo theksoi se përgjegjësia penale për krimet nis në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç. Sipas saj, përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, bazuar në veprimet dhe provat për secilin person, duke respektuar prezumimin e pafajësisë.
“Të rinjtë dhe prindërit duhet të jenë të informuar se mosha e mitur nuk i përjashton automatikisht nga përgjegjësia penale. Sipas Kodit Penal, përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç. Përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, mbi bazën e veprimeve dhe provave për secilin person, duke respektuar në çdo rast prezumimin e pafajësisë. Askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e të tjerëve vetëm për faktin se ndodhej në të njëjtën protestë. Interesi më i lartë i fëmijës, e drejta për mbrojtje dhe trajtimi me dinjitet do të udhëheqin çdo veprim institucional të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të shtetit shqiptar. Qëllimi ynë është një dhe i vetëm, të parandalojmë dëmtimin e të miturve dhe përfshirjen e mëtejshme të tyre në veprimtari të kundërligjshme”.
Zëvendësministrja falënderoi prindërit që shoqëruan fëmijët në shkolla dhe u bëri thirrje të rinjve që të largohen nga dhuna dhe ta ushtrojnë të drejtën e protestës në mënyrë paqësore.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.