ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dom Mikel Pllumaj, ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në vend. Duke folur për protestat dhe përplasjet mes palëve,

Dom Mikel Pllumaj, ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në vend.
Duke folur për protestat dhe përplasjet mes palëve, famullitari i Shkodrës ka thënë se shqiptarët nuk duhet të vriten me njëri- tjetrin, ndërsa ka apeluar palët që të lëshojnë ndaj kërkesave të njëra- tjetrës.
“Provoni të imagjinoni çfarë ka ndodhur këto katër apo pesë ditët e fundit. Nuk është mirë. As për njërën palë, as për tjetrën palë, as për rininë, as për policinë, bij të të njëjtit vend, që derdhin gjakun e njëri-tjetrit, që duan t’ia nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Pse përfundon njeriu në këtë gjendje? Duket se ne shqiptarët nuk kemi fare shpirt për njëri-tjetrin. Edhe ata bij që e kanë drejtuar këtë vend prej kaq vitesh janë bijtë tanë, të të njëjtit vend. Gjakun tonë nuk na e ka sjellë askush tjetër. Sa e rëndësishme është, vëllezër dhe motra të dashur, të jemi të formuar, të formuar mirë në mendje dhe në zemër. Sa e rëndësishme është ta lejojmë kulturën e dashurisë së Krishtit të prekë shpirtin e shqiptarit.”
Deklaratat e famullitarit katolik të Shkodrës, u bënë gjatë kremtimeve të vigjiljes së festës së Zojës së Shkodrës, pajtore e qytetit.
Për nder të kësaj feste, zhvillohen një sërë aktivitetesh që kulmojnë me spektaklin e fishekzjarreve.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.