ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjykata e Tiranës ka caktuar sot (28 shtator) masat e sigurisë “arrest në burg” për 31 personat e arrestuar në

Gjykata e Tiranës la në burg 31 personat e arrestuar në operacionin antidrogë të koduar “Shkolla të pastra”.
Masa e sigurisë “arrest në burg” u caktua këtë të diel, më 28 shtator.
Aksioni u mbyll një ditë më parë. Ai erdhi pas katër muajsh hetime intensive. Në shënjestër ishin disa grupe të dyshuara për shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Mes tyre edhe perimetri pranë institucioneve arsimore.
Bilanci i operacionit është 31 të ndaluar. Ndërkohë 14 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Hetimet kanë dokumentuar aktivitetin e grupeve. Sipas provave të mbledhura, ata dyshohet se shpërndanin drogë pranë shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të ndryshme në Tiranë.
Për të mos rënë në sy, në disa raste ishte zgjedhur një mënyrë e veçantë lëvizjeje. Hetuesit thonë se shpërndarja kryhej me monopatina, me taksi dhe përmes shërbimeve të shpërndarjes me porosi. Kjo bëhej për t'i shpëtuar kontrollit të policisë dhe për ta bërë më të vështirë identifikimin.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.