ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Rreth 5 mijë kamera trupi (Body Cam) kanë mbërritur në Shqipëri dhe pritet të shpërndahen në të gjitha drejtoritë vendore

Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët
Rreth 5 mijë kamera trupi (Body Cam) kanë mbërritur në Shqipëri dhe pritet të shpërndahen në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit.
Procesi do të nisë fillimisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku kamerat do t’u jepen efektivëve të Policisë Rrugore. Ata do t’i mbajnë pajisjet gjatë gjithë kohës së shërbimit.
Më pas, përdorimi i kamerave pritet të shtrihet edhe në strukturat e tjera të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.
Një nga veçoritë kryesore të këtij sistemi është se kamerat do të mund të kontrollohen drejtpërdrejt nga Sallat Operative të Policisë. Kjo do të thotë se ato mund të aktivizohen dhe të monitorohen nga salla përkatëse.
Sipas mënyrës së funksionimit të parashikuar, efektivët nuk do të kenë mundësi të ndërhyjnë në regjistrimin e pamjeve apo t’i fshijnë ato.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.