ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Mbrëmja e së enjtes do të jetë mjaft e veçantë për Egnatian. Kampionët e Shqipërisë do të debutojnë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Rrogozhinasit do të presin Midtjillandin në “Air Abania”, duke nisur nga ora 18:45. Biletat kanë dalë në shitje dhe klubi Egnatia i bën thirrje tifozëve që

Mbrëmja e së enjtes do të jetë mjaft e veçantë për Egnatian. Kampionët e Shqipërisë do të debutojnë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Rrogozhinasit do të presin Midtjillandin në “Air Abania”, duke nisur nga ora 18:45. Biletat kanë dalë në shitje dhe klubi Egnatia i bën thirrje tifozëve që t’i mbështesin masivisht.
“Një moment historik për klubin tonë dhe për gjithë Shqipërinë! Të enjten, sytë e të gjithëve do të jenë te kjo sfidë e madhe, ku së bashku synojmë të shkruajmë historinë!
Ejani edhe ju në stadium, bëhuni pjesë e këtij momenti historik dhe na mbështesni drejt ëndrrës sonë! Le ta shkruajmë historinë së bashku”, ka shkruajtur klubi Egnatia./ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.