ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Enkelejda Olldashi, ka mbetur e lënduar gjatë protestës së ditës së sotme. Bashkëshortja e ish-deputetit

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Enkelejda Olldashi, ka mbetur e lënduar gjatë protestës së ditës së sotme.
Bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi, ka qenë pranë studentëve në mbështetje të kauzës së të rinjve për kushte më të mira dhe një të ardhme me dinjitet në Shqipëri.
Teksa ndodhej në zonën e Rrugës së Durrësit, zonja Olldashi nuk i shpëtoi gazit lotsjellës të policisë dhe shihet duke lotuar, ndërsa të rinjtë i vinë në ndihmë.
TCH publikoi pamjet e momentit kur ajo duket se u prek nga gazi lotsjellës dhe shihet pedagogia teksa vrapon për të ndihmuar një të ri që po shoqërohej nga policia.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.