ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot (12 tetor) hapjen e aplikimeve për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, një nismë kjo,

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot (12 tetor) hapjen e aplikimeve për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, një nismë kjo, e cila synon të mbështesë doktorantët në realizimin e projekteve kërkimore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se programi synon të financojë kërkime shkencore me potencial për të kontribuar në zhvillimin e shkencës, ekonomisë dhe politikave publike në vend.
Sipas kryeministrit, kjo skemë financimi po konsolidohet si një mekanizëm i qëndrueshëm mbështetjeje, me rritje të buxhetit nga viti në vit, zgjerim të portofolit të aplikimeve dhe lehtësim të barrierave për studentët dhe universitetet.
Programi synon të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe përfshirjen e doktorantëve në projekte që mund të sjellin kontribut në fusha të ndryshme të zhvillimit të vendit.
“Hapen aplikimet për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, një mbështetje e drejtpërdrejtë për doktorantët në realizimin e projekteve kërkimore me potencial për të kontribuar në zhvillimin e shkencës, ekonomisë dhe politikave publike të vendit, ndërsa programi konsolidohet si një skemë e qëndrueshme që, vit pas viti, rrit buxhetin, pasuron portofolin e aplikimeve dhe lehtëson barrierat për studentët dhe universitetet”, shkruan kryeministri.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.