ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku do të diskutojë dhe shqyrtojë një sërë çështjesh, mes tyre dy interpelanca urgjente

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare. Në rend dite disa çështje. Dy interpelanca urgjente kërkuar nga deputetë të Partisë Demokratike. Edhe projektligji për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në operacionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza.
Seanca nis ora 10:00. Fillimisht miratohet procesverbali i mbledhjes së 17 shtatorit 2026. Më pas njoftimet.
Dy interpelancat në rend dite. E para me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj. Kërkuar nga grup deputetësh i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. E dyta me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Kërkuar po ashtu nga deputetë të opozitës.
Çështje kryesore: projektligji "Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza". Kuvendi shqyrton edhe projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, 'Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike'".
Në fund diskutime jashtë rendit të ditës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.