ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kroacia ka tetë kushte për anëtarësimin e Malit të Zi në union. Zagrebi i ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit

Kroacia ka tetë kushte për anëtarësimin e Malit të Zi në union.
Zagrebi i ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument ku paraqet qëndrimin e saj për çështjet e pazgjidhura me Podgoricën.
Një pjesë e kërkesave lidhen drejtpërdrejt me mbylljen e kapitujve negociues 23 dhe 31, që përfshijnë gjyqësorin dhe të drejtat themelore, si dhe politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.
Shumica e çështjeve të ngritura nga Kroacia lidhen me pasojat e luftërave të viteve 1990 mes tyre: dëmshpërblimi i personave të mbajtur në kampin e Morinjit, (vendi ku u mbajtën 300 shtetas kroat), ruajtja e pllakës përkujtimore në Morinj, Ndryshimi i emrit të pishinës së qytetit në Kotor (sipas palës kroate ajo mban emrin e rojës në kampin famëkeq), zbardhjen e fatit të 14 shtetasve të zhdukur kroatë, ndjekjen penale të krimeve të luftës, përfshirë ato mbi bazën e përgjegjësisë komanduese, zgjidhja e çështjes së të drejtave pronësore të familjeve kroate, përfshirë 51 familje nga Tivati dhe familje të tjera nga Gjiri i Kotorit por edhe kthimin e anijes Jadran dhe çështja e kufirit.
Be ka thënë se mosmarrëveshjet dypalëshe duhet të zgjidhen me dialog dhe se ato nuk mund të zhvendosen në Bruksel.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.