ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një krim i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (8 shtator) në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit”,

Një krim i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (8 shtator) në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, rreth orës 05:30.
Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një konflikti me motive të dobëta, por shkaqet e të cilit nuk janë bërë ende zyrtare.
I vdekur ka mbetur një 24 vjeçar i qëlluar me armë zjarri, teksa u plagos edhe babai i tij 63 vjeç. Autori i krimit i qëlloi me pistoletë gjatë konfliktit mes tyre, teksa mbeti edhe vetë i plagosur me thikë në përplasje.
Policia tha se ka zbardhur krimin, ka arrestuar autorin e dyshuar dhe sekuestroi armën e zjarrit.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
“Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.