ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Katër kandidatë me origjinë shqiptare garuan në zgjedhjet e mesmandatit të së martës në Shtetet e Bashkuara. Sipas rezultateve jozyrtare

Katër kandidatë me origjinë shqiptare garuan në zgjedhjet e mesmandatit të së martës në Shtetet e Bashkuara.
Sipas rezultateve jozyrtare të cituara nga mediat në Shkup, deri mëngjesin e sotëm vetëm njëri prej tyre, Joe Hoxha, rezultonte në avantazh dhe drejt fitores. Hoxha, i cili shërben aktualisht si përfaqësues republikan në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it, kryeson garën në distriktin 78 me një diferencë prej rreth 1.8 pikësh përqindjeje.
Sipas të dhënave të Decision Desk HQ, janë numëruar më shumë se 95 për qind e votave. Megjithatë, gara ende nuk është shpallur zyrtarisht. Në New York, kandidati republikan Diamant Hysenaj humbi garën për Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit në distriktin 14, përballë demokrates Alexandria Ocasio-Cortez.
Kjo e fundit siguroi rreth 78 për qind të votave, ndërsa Hysenaj mori afërsisht 21.5 për qind. Po në Neë York, demokrati Shpëtim Qorraj nuk arriti të merrte një mandat në Asamblenë e shtetit, ku përballë kishte republikanin në detyrë Michael Tannousis, që fitoi me rreth 60 për qind të votave. Ndërkohë në Connecticut, republikani Peter Lumaj humbi garën për postin e sekretarit të shtetit.
Sipas Decision Desk HQ, fituese u shpall demokratja dhe sekretarja aktuale e shtetit, Stephanie Thomas, e cila kryesoi me një diferencë prej rreth 24 pikësh përqindjeje, në një kohë kur atje janë numëruar tashmë mbi 80% e votave.
Zgjedhjet u zhvilluan në një natë të rëndësishme për politikën amerikane, në të cilën demokratët rimorën kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit të SHBA-së.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.