ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur që prej datës 2 nëntor në

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur që prej datës 2 nëntor në portin e Vlorës, në kuadër të një aktiviteti të përbashkët ushtarak me Forcën Detare Shqiptare.
Anijet do të qëndrojnë në Gjirin e Vlorës deri më 6 nëntor, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë parashikuar aktivitete portuale dhe stërvitje të përbashkëta.
Gjatë datave 3 dhe 4 nëntor, ekuipazhet e anijeve do të zhvillojnë vizita portuale, ndërsa më 5 dhe 6 nëntor do të zhvillohen manovra të përbashkëta detare dhe ajrore, ku do të angazhohen luftanijet e NATO-s së bashku me mjetet lundruese të Forcës Detare Shqiptare.
Stërvitja synon forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave detare të vendeve aleate, përmes koordinimit të veprimeve nga deti dhe ajri, komunikimit mes ekuipazheve dhe zhvillimit të skenarëve të përbashkët operacionalë.
Këto aktivitete shërbejnë gjithashtu për rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjen e personelit ushtarak për angazhime të koordinuara në kuadër të misioneve të Aleancës.
Kjo është hera e dytë brenda një muaji që luftanije të NATO-s mbërrijnë në Gjirin e Vlorës për të zhvilluar stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare, duke e kthyer këtë zonë detare në një hapësirë të rëndësishme për aktivitetet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes forcave aleate.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.