ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin “Real Story”, foli për protestat në Shqipëri, ndërsa tha se personat që kanë

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë tejkalon çdo kufi
Në emisionin “Real Story”, ish-prokurori Ervin Karanxha foli për protestat në Shqipëri dhe theksoi se ata që kanë kryer akte të dhunshme ndaj pronës duhet të përballen me ligjin.
Përveç hetimit të dhunës, sipas tij, duhen shqyrtuar edhe shkaqet që çojnë në organizimin e protestave.
“Teoritë konspirative duhet të hetohen, përfshirë edhe personat që kanë bërë veprime të dhunshme ndaj pronës. Ne duhet t’i shikojmë edhe shkaqet e protestës. Ne po diskutojmë për drejtësinë, kemi diskutuar se drejtësia nuk funksionon.
Sot mora vesh që Gjykata Kushtetuese kërkon të fusë këshilltarë të huaj, gjoja për shkak se pjesa e Kushtetutës që flet për vettingun nuk është shfuqizuar nga Parlamenti dhe ta ketë aty dhe që nesër pasnesër shërbimet e huaja të vendosin. Por kjo nuk shkon. Gjykata Kushtetuese dhe gjykatat e tjera duhet të jenë të pavarura në marrjen e vendimeve. Në momentin që ushtrohet dhunë ndaj pronës dhe ndaj policisë tejkalohet kufiri nuk mban më ujë pilafi.”, tha ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.