ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në futbollin aziatik, duke qenë protagonist edhe në Champions League. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka dhuruar një tjetër paraqitje pozitive me fanellën e Esteghlal FC në përballjen ndaj Al Ain, e cila përfundoi në barazim 1-1. Asani ishte një nga lojtarët më të rr

Jasir Asani po vazhdon të japë provat e tij në futbollin aziatik. Këtë herë anësori i Kombëtares shqiptare la gjurmë edhe në Champions League, me fanellën e Esteghlal FC.
Në përballjen me Al Ain, e mbyllur në barazim 1-1, Asani ishte ndër lojtarët më të rrezikshëm në fushë. Nga e djathta, shpejtësia dhe driblimet e tij i krijuan vazhdimisht probleme mbrojtjes kundërshtare.
Momenti kyç erdhi në minutën e 50-të. Shqiptari fitoi hapësirë brenda zonës falë cilësive teknike dhe nxori një faull, pikërisht aty ku mund të shërbente për shokët e skuadrës.
Vetëm një minutë më pas, në të 51-ën, ai mori përsipër ekzekutimin e goditjes standarde. Me të majtën e tij të njohur, Asani dërgoi një top të saktë në zonë dhe Fallah e shndërroi në gol.
Kontribut tjetër i rëndësishëm për shqiptarin, i cili po bën një sezon të shkëlqyer me Esteghlal. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.