ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë të sistemit politik dhe jo thjesht për një rotacion të forcave në

Kreu i LZHK-së, Dash Shehi, deklaroi se Shqipëria ka nevojë për një transformim rrënjësor të modelit politik. Jo për një ndërrim të thjeshtë pushteti, theksoi ai.
Komentet i bëri sot në emisionin "Off the Record" në A2 CNN. Aty u shpreh se shpresa e vetme për ndryshim mbetet afrimi me Europën dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian.
"Ka ardhur dita për ta ndryshuar këtë sistem politik. Jo thjesht një rotacion, të iki ky e të vihet një tjetër, se këto janë vazhdim i të njëjtës skemë. Vetëm kështu Shqipëria mund të fillojë një rrugëtim të ri. Do të bëjmë do të bëjmë luftë edhe për ta ndryshuar sistemin. Këto zgjedhjet që janë këtu janë një test. Dhe do shikojmë sa do reagojë kjo popullata jonë", tha Shehi.
Sipas tij, sistemi nuk vetëkorrigjohet pa një kthesë të fortë që nis nga politika dhe nga shoqëria. Ish-deputeti shtoi se nuk pret një republikë të drejtuar nga prokurorët, por shpreson që zhvillimet aktuale të nxisin forcat e reja.
"Kjo rregullohet me një përmbysje të madhe që buron nga politika. Unë nuk them se këtu do bëhet republika e prokurorëve se urojmë që jo. Po uroj që të gjithë këto që po ndodhin të shtyjnë forcat e reja politike, njerëzit e progresit a mendojnë që ka ardhur dita për ta ndryshuar këtë sistem politik. Jo thjesht një rotacion, të iki ky e të vihet një tjetër se këto janë vazhdim i të njëjtës skemë. Edhe vetëm kështu them, mund që Shqipëria mund të fillojë një rrugëtim të ri", u shpreh ai.
Problemi, sipas Shehit, shkon përtej numrit të grupeve kriminale. Shqetësuese është fakti se një pjesë e qytetarëve e ka normalizuar korrupsionin.
"Nuk është më çështje që në Shqipëri ka 10 grupe kriminale, se ka 100. Puna është që edhe një pjesë e shoqërisë është korruptuar, pranon korrupsionin si gjë normale, pranon si mënyrë jetese dhe nuk reagon", deklaroi kreu i LZHK-së.
Ai lidhi forcimin e shtetit me standardet që sjell procesi europian. Kontrolli nga jashtë, tha Shehi, mund të disiplinojë institucionet.
"Kam një shpresë te Europa. Sa më shumë i afrohemi Europës, edhe me këtë derexhe që jemi, e quaj të mundur që do sistemohen ca gjëra. Pse? Po marr policinë. Po të vijnë ata inspektorët e këtyre atje, nuk mund të ndodhë kjo. Do vihen ca rregulla. Duke pasur një kontroll që është superior, se këto që kanë qeverisur Shqipërinë e kanë qeverisur si individ, jo nëpërmjet institucioneve. Do fillojnë të kenë një valencë institucionet. Më mirë se kaq. Prandaj kam një shpresë tek Europa", theksoi ai.
Si ilustrim solli rastin e Bullgarisë pas anëtarësimit në BE. Sipas tij, vendi fqinj ishte dikur në situatë të ngjashme me Shqipërinë e sotme.
"Kur hynë bullgarët në Europë që ishin si puna jonë pak a shumë sot, ishte një deputete që kishte burrin në burg, një ndërtues nga ato të mëdhenjtë, siç kemi ne këtu sa të duash. Dhe për ta shpërblyer atje, çuan këtë zonjën për komisionere në Europë. Po çfarë i thanë ato zonjat atje? Juve ju takon me sjellë një komisioner, po nuk do sillni këtë zonjën këtu, se ne nuk ulemi me këtë zonjën këtu tha me një rresht. Dhe u detyruan bullgarët e çuan një dikë tjetër", kujtoi Shehi.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.