ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet për përfshirjen e Rusisë dhe Iranit në protestat që po zhvillohen në Shqipëri.
Përmes një reagimi zyrtar të shpërndarë nga Ambasada Ruse në Tiranë, diplomacia ruse ka hedhur poshtë pretendimet për ndërhyrje të huaj, duke ia atribuar protestat pakënaqësisë së vetë qytetarëve shqiptarë.
“Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë dhe ju nuk duhet t’ua hidhni fajin të tjerëve. Zgjidhini vetë problemet tuaja të brendshme.”, deklaron Zakharova.
Përplasja mes Tiranës dhe Moskës vjen pas pretendimeve të Kryeministrit Rama se aktorë të jashtëm po përpiqen të pengojnë rrugën evropiane të Shqipërisë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.