ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Policia e Lezhës ka identifikuar një nga personat e dyshuar për grabitjen me armë zjarri të ndodhur më 31 gusht

Një nga të dyshuarit e grabitjes me armë zjarri të 31 gushtit 2021 në Rrugën e Kombit, në Mirditë, është identifikuar nga Policia e Lezhës. Gjatë ngjarjes, shtetasit A. K. iu vodh një shumë parash nën kërcënimin e armës së zjarrit.
Pas hetimeve të thelluara, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, e identifikuan si autor të dyshuar shtetasin N. K. Ai është 36 vjeç dhe banues në Pukë.
Gjykata e Lezhës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa policia vazhdon kërkimin për kapjen e tij.
Hetimet kanë zbuluar edhe një person tjetër të dyshuar për përfshirje në ngjarje, por për arsye hetimore nuk janë bërë publike të dhëna të tjera për të.
Policia vazhdon kërkimin e 36-vjeçarit, dokumentimin e plotë të grabitjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.