ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nga Strasburgu, ku mbajti fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,

Nga Strasburgu, ku mbajti fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi një qëndrim ndërkombëtar, për atë që vetë lideri i opozitës e quan “narkoshtet”, duke iu referuar qeverisjes socialiste të Edi Ramës dhe duke nxirë përsëri Shqipërinë para ndërkombëtarëve.
Berisha e akuzoi kundërshtarin e tij politik për largimin e shqiptarëve nga vendi.
“Kjo është tërësisht pasojë e narkoshtetit shqiptar, i cili është narkoshteti i vetëm në botë, por fatkeqësisht ende i panjohur dhe i pavlerësuar si i tillë nga Evropa. Shqipëria është eksportuesja e parë e kanabisit, ndërsa kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës në Evropë. Është jetike një qëndrim ndërkombëtar ndaj këtij narkoshteti, për të shpëtuar kombin”.
Në fjalën e tij, kreu i opozitës vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në liritë dhe zhvillimin kulturor të vendit.
“Asnjë komb nuk mund dhe nuk duhet të jetë më krenar për diasporën e tij sesa kombi shqiptar. Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën tonë, liritë tona, si dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën tonë. Por sot, për fat të keq, më duhet t’ju paraqes një tablo të tmerrshme, një efekt shkatërrues të emigracionit në vendin tim. Justin Gast, në një studim të kryer në 149 vende, ka arritur në përfundimin se emigracioni mund të shkaktojë një “zbrazje demokratike” dhe të ketë pasoja shumë të rënda”.
Fjala e Sali Berishës në Strasburg u mbajt në kuadër të diskutimeve mbi rolin e diasporave dhe migrantëve në zhvillimin e kohezionit social dhe angazhimit demokratik.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.