ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjoba e parë prej 500 mijë lekësh të reja që prej hyrjes në fuqi të paketës antidhunë është vendosur ndaj

Gjoba e parë prej 500 mijë lekësh të reja që prej hyrjes në fuqi të paketës antidhunë është vendosur ndaj këtij të riu me xhup të bardhë dhe maskë të zezë, i cili gjatë protestës së të shtunës kreu veprime të dhunshme pranë Kryeministrisë.
Ai shihet teksa, bashkë me protestues të tjerë, hedh gurë e kapsolla, ndërsa policia përgjigjet me ujëhedhëse.
Sipas policisë, i riu nuk iu bind thirrjeve të përsëritura për të ndaluar veprimet e dhunshme dhe për t’u shpërndarë. Akti Normativ i miratuar më 28 tetor parashikon gjoba nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë për personat që fshehin identitetin dhe nuk i binden urdhrit të policisë për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit, në rastet e përcaktuara në ligj.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.