ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Situata e Armando Brojës ka shkuar në atë pikë te Burnley ku duket se edhe fati nuk e shpëton më. Shumë lëvizje janë bërë nga ana e trajnerit të Burnley për të mos luajtur me Brojën titullar dhe kjo duket se do të vazhdojë për shumë kohë. Amdouni, lojtari tjetër që u hodh si sulmues… Continue readin

Situata e Armando Brojës ka shkuar në atë pikë te Burnley ku duket se edhe fati nuk e shpëton më. Shumë lëvizje janë bërë nga ana e trajnerit të Burnley për të mos luajtur me Brojën titullar dhe kjo duket se do të vazhdojë për shumë kohë.
Amdouni, lojtari tjetër që u hodh si sulmues pykë pasi nuk preferonin Brojën, pavarësisht se nuk erdhi për këtë pozicion në këtë ekip, filloi duke shënuar gola radhazi. Megjithatë ai ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë për disa kohë jashtë fushave, 4-6 javë.
Por pavarësisht kësaj, nuk ka vend për festë. Sot Burnley e nisi ndaj Charlton me 40-vjeçarin Vardy për të mos aktivizuar Brojën si titullar. Dhe kjo mungesë besimi ndikon padyshim te shqiptari që pasi u hodh në fushë në pjesën e dytë, kishte një mundësi të artë për të kërcënuar portën kundërshtare, por nuk e shfrytëzoi.
Broja bëri mirë në pjesën tjetër të mbrojtjes së topit dhe kalimin e minutave, teksa loja vazhdonte 1-0, por një punë që nuk do t’i njihet për sa kohë Charlton barazoi në minutën e fundit, 1-1. Sulmuesi shqiptar vazhdon të jetë në qendër të kritikave, me një Vardy që nuk ka fuqi për të luajtur futboll nga minuta e parë për shkak të moshës dhe me një Amdouni të dëmtuar, por duket se Hayen do të bëjë një tjetër eksperiment që Broja të mos e nis nga minuta e parë. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.