ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Qeveria ka vendosur që në projektet e reja të resorteve mikse, të cilat kombinojnë strukturat turistike me banesat, sipërfaqja e

Qeveria ka miratuar rregulla të reja për zhvillimin e resorteve mikse, duke vendosur që komponenti rezidencial nuk mund të merrë më shumë se 40 për qind të sipërfaqes totale të ndërtimit, ndërsa pjesa turistike duhet të kapërcejë 60 për qindin. Vendimi me numër 842, datë 5 nëntor 2026, i Këshillit të Ministrave u botua të hënë në Fletoren Zyrtare dhe hyn tashmë në fuqi.
Sipas dispozitave, apartamentet, vilat dhe dhomat e parashikuara për të pushuar të huajt duhet të jenë pjesë integrale e komponentit turist të resortit dhe të mbulohen nga certifikata e tij. "Njësitë e projektuara si banesa, jashtë një strukture të tillë, nuk mund të ofrohen si akomodim turistik pa u përfshirë në një projekt që plotëson kërkesat e kategorisë 'resort'", theksohet në tekstin zyrtar.
Llogaritja e raportit bëhet mbi sipërfaqen totale të ndërtimit, duke përfshirë edhe ambientet e përbashkëta, të cilat shpërndahen sipas përdorimit midis dy komponenteve. Dokumentacioni teknikal duhet të specifikojë sipërfaqet për çdo objekt, kat dhe funksion, ndërsa përllogaritjet duhet të nënshkruhen nga projektuesi përgjegjës bashkë me zhvilluesin.
Për njësitë e destinuara fillimisht për banesë, vendimi parandalon kategorizimin e tyre si strukura akomoduese. Kalimi në funksion turistik bëhet i mundur vetëm pasi të përmbushen të gjitha kërkesat e legjislacionit për sektorin. Mbas miratimit, ato integrohen në komponentin turist dhe në administrimin e përbashkët të resortit.
Një ndryshim rëndësishm lidhet me procedurën paraprake të certifikimit. Zhvilluesit e strukturave të reja duhet të marrin certifikatën e kategorizimit nga ministria e turizmit para se të depozitojnë kërkesën për lejen e ndërtimit. Dokumenti vërteton vetëm përputhshmërinë e projektit me kriteret e kategorisë së kërkuar dhe nuk zëvendëson lejen e ndërtimit. Struktura që kanë marrë leje ndërtimi përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 83/2026 nuk janë të detyruara të marrin këtë certifikatë paraprake, ndërsa projektet e tjera duhet të Plotësojnë procedurën e re.
Certifikatat ekzistuese ruhen të vlefshme. "Njësitë e akomodimit turistik të pajisura me këto certifikata vijojnë ushtrimin e veprimtarisë sipas kategorisë së certifikuar", përcakton vendimi, duke kërkuar respektimin e detyrimeve ligjore aktuale.
Për kërkesat e ardhshme, qeveria ka definuar kategoritë: bujtinë, fjetinë, kamping, hotel, motel, resort, qendër kurative, fjetje dhe mëngjes (B&B), apart-hotel dhe strukturë akomoduese e trashëgimisë kulturore. Resorti miks trajtohet si nënkategori e resortit, ekskluzivisht për qëllime certifikimi paraprake. Kategoria "apart-hotel" përfshin apartamente të destinuara për turistë, të cilat mund të jenë në pronësi individuale, por funksionojnë nën një administrim dhe menaxhim të bashkuar me recepsion të përbashkët.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.