ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda zyrës së

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur lirimin e 14 personave të arrestuar gjatë protestës së 1 shtatorit. Këta individë ishin ndaluar pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë. Ngjarja ndodhi në një kohë kur kryeministri Edi Rama ndodhej brenda zyrës së tij.
Arrestimet e tyre u kryen me dyshimin për disa vepra penale. Ato përfshinin organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime të paligjshme. Gjithashtu u akuzuan për kundërshtimin e punonjësit të policisë së rendit publik, si dhe për prishjen e qetësisë publike e pengimin e qarkullimit të mjeteve.
Gjatë seancës së gjykimit, të arrestuarit kërkuan që masa e tyre të shpallej e paligjshme dhe liroheshin pa asnjë garanci. Ata deklaruan se nuk kishin kryer asnjë vepër penale. Edhe Prokuroria iu bashkua kësaj kërkese, duke kërkuar lirimin e të gjithëve.
Avokatja Eda Grimci, që mbrojti disa nga protestuesit, komentoi vendimin. “Nuk është hera e parë që Gjykata e Apelit konstaton arrestime të paligjshme. Dy raste prej meje do bëjmë kallëzim penal”, u shpreh ajo.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.