ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar nga policia pas akteve të dhunës gjatë protestave,

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar nga policia pas akteve të dhunës gjatë protestave, nisur nga data 13 tetor.
Sipas edhe seancave që janë zhvilluar, teksa dhjetëra protestues janë arrestuar nga policia, gjykata i ka lehtësuar ndonëse nga blutë e Tiranës ata janë cilësuar të dhunshëm dhe organizatorë për përleshjet, dëmtimet që u janë bërë institucioneve shtetërore, pronave publike e private e çdo rrugë ku kanë tubuar.
Vetëm për 2 prej tyre Gjykata e ka parë të arsyeshme t’i lërë në burg, e dy të tjerë në arrest shtëpie.
Për më shumë se 100 persona, është vendosur masa e sigurisë Detyrim paraqitjeje, duke i lënë sërish të lirë.
5 personave, u është ndaluar tu afrohen institucioneve publike dhe përfshirja në protesta.
Për 3 prej tyre është vendosur kufizim për t’iu afruar më pak se 500 metra institucioneve publike dhe për të qëndruar në sheshe apo ambiente ku zhvillohen tubime e protesta, pa autorizimin e gjykatës.
3 protestuesi i është ndaluar dalja jashtë Shqipërisë dhe iu vendos detyrim për të dorëzuar pasaportën dhe dokumentet e udhëtimit.
Për 11 prej tyre të cilët kanë qenë të mitur që gjatë kontrolleve fizike u janë gjetur lëndë piroteknike, leva hekuri e sende të tjera është vendosur që të mbikëqyrjen nga prindërit ose familjarët.
Personat janë nën hetim për shkatërrim prone, kundërshtim dhe goditje të punonjësve të policisë, prishje të rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, si dhe shkelje të rregullave për lëndët plasëse dhe djegëse.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.