ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Masa disiplinore vjen pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi dy deputetët e opozitës për incidente gjatë votimit të Reformës Territoriale, ku sipas mazhorancës, ata hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë.
Me këtë vendim, Bardhi dhe Balliu nuk do të mund të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare për periudhën e përjashtimit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.