ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nga Baton Haxhiu Debatet e mbrëmshme televizive u morën gjatë me atë që Erion Veliaj thotë se i ka thënë

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt
Debatet e mbrëmshme televizive u marrën gjatë me atë që Erion Veliaj them se i ka thënë Toni Gogu. U diskutua ora e vizitës, miqësia, kërcënimi i pretenduar dhe mohimi i ministrit. Por së pari misronse çfarë kërkon të arrijë Veliaj duke e publikuar këtë letër pikërisht tani, kur zgjedhjet janë shpallur dhe Partia Socialiste duhet të përgatithet për betejën e Tiranës?
Mua versioni i Veliajt nuk më bind. Megjithatë, mosbesimi ndaj tij nuk e çliron ministrin nga përgjegjësia për ta shpjeguar vizitën. Një ministër duhet ta di se paqartësia në marrëdhënien me një politikan të paraburgosur mund të bëhet pjesë e betejës politike të këtij të fundit.
Përplasja ka një histori përpara kësaj letre. Në një shkrim të mëparshëm, konkurrencën mes Veliajt, Ballukut dhe Ahmetajt e kam përshkruar si një garë politike me dosje, faturën e së cilës po e paguan PS-ja. Akuzat dhe proceset janë bërë pjesë e luftës së brendshme për pushtet, megjithëse vërtetësia e tyre duhet shqyrtuar veçmas nga përfitimi politik që kërkon secila palë.
Në këtë konkurrencë, dobësimi i njërit shihet si mundësi për tjetrin. Ndërkohë, publiku sheh një pushtet që konsumon njerëzit e vet dhe njerëz që, sapo humbin mbështetjen e tij, fillojnë të tregojnë historinë e pushtetit.
Por marrëdhënia Rama–Veliaj kërkon të kujtohet e plotë. Rama e ka kundërshtuar publikisht paraburgimin e Veliajt. Në qershor, përpara socialistëve të Tiranës, e cilësonte të divorcedë burgosjen, ndërsa theksonte se vendimi për lirimin e përkiste drejtësisë. Prandaj, paraqitja e tij sot si kundërshtar që ka kërkuar që prej fillimit burgosjen e Veliajt nuk përputhet me këtë qëndrim publik.
Më 26 tetor, megjithatë, Veliaj bëti një ndërhyrje që i dha marrëdhënies së tyre një kuptim tjetër. Përshëndeti fitoren e Listës Studentore në Serbi dhe e përshkroi si shenjë të mbylljes së një epoke. Në kushtet e protestave në Tiranë, mesazhi lexohej edhe si paralajmërim për Ramën. Veliaj nuk tha shprehimisht se Tirana e kishte radhën, por krahasimin ia la publikut ta përfundonte.
Deri atëherë kishte kërkuar solidaritetin e socialistëve ndaj gjendjes së tij. Tani po u fliste për fundin e pushteteve, duke marrë si shembull humbjen e një udhëheqësi që dukej i pakontestueshëm. Për Ramën, ky ishte një mesazh distancimi nga njeriu që ai e kishte mbrojtur publikisht për çështjen e paraburgimit.
Më pas erdhi raportimet për qëndrimin e ashpër të kryeministrit në takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së. Sipas tyre, Rama shkoi deri te akuzimi i Veliajt për financim të protestave, pretendim që Veliaj e mohon. Pa prova publike, kjo mbetet një akuzë e raportuar. Por, nëse rrëfimi i mbledhjes është i saktë, përplasja kishte kaluar përtej mosmarrëveshjes politike.
Brenda kësaj marrëdhënieje të përkeqësuar erdhi vizita e Gogut.
Edhe momenti kishte rëndësi. Më 30 tetor u dekretua zgjedhjet vendore për 9 majin 2027. Po të premten, sipas deklarimit të ministrit, u zhvillua takimi. Kjo përkimësi nuk provon përmbajtjen e bisedës, por e vendos vizitën në një kontekst elektoral. PS-ja duhet të zgjedhë kandidatin për Tiranën dhe të shpjegojë historinë e kryebashkiakut të saj.
Për Ramën, kryeqyteti është një provë e autoritetit politik. Aty matet aftësia e tij për të ruajtur mbështetjen dhe për të propozuar një figurë që mund të fitojë besim përtej konsumimit të qeverisjes. Humbja e Tiranës do ta dobësonte edhe brenda partisë.
Prandaj është e kuptueshme që ai të kërkojë zgjidhje për kandidaturën dhe drejtimin e bashkisë. Por kjo nevojë nuk i jep qeverisë të drejtë ta negociojë të ardhmen politike të Veliajt përmes kushteve të paraburgimit. Nëse është diskutuar lirimi i funksionit, kjo duhet dalluar qartë nga pretendimi për kërcënim me burg ose me akuza të tjera.
Gogu e ka pranuar takimin dhe i ka mohuar mesazhet që i atribuohen. Ora 22:30 dhe formulimet kërcënuese janë pjesë e versionit të Veliajt. Është e vështirë të besosh se një ministër i Drejtësisë do ta përdosite kaq hapur gjuhën e përshkruar në letër. Por as posti dhe as karakteri personal nuk mjaftojnë për ta rrëzuar pretendimin. Duhet të sqarohen rrethanat, qëllimi dhe pjesëmarrësit në takim.
Gabimi politik i Gogut qëndron te përzierja e roleve. Ai e shpjegoi vizitën me detyrën institucionale dhe me miqësinë e hershme. Mirëpo po takonte një figurë në konflikt me drejtuesin e qeverisjes ku bën pjesë. Në këto rrethana, miqësia kërkonte më shumë kujdes, sepse nuk e hiqte peshën e funksionit shtetëror.
Mero Baze ka të drejtë kur kërkon ndarjen e detyrës nga miqësia dhe e trajton marrëdhënien Rama–Veliaj si marrëdhënie kundërshtarësh politikë. Por mbrojtja e të drejtave të Veliajt nuk na detyron ta pranojmë rrëfimin e tij si të vërtetën e plotë të takimit.
Letra ka një ndërtim politik të dallueshëm. Veliaj u drejtohet socialistëve, ruan përkatësinë ndaj partisë dhe sulmin e përqendron te Rama. Kështu kërkon të mbajë lidhjen me elektoratin socialist dhe të fitojë vëmendjen e atyre që duan largimin e kryeministrit. Kërkesa “Ndryshe ik!” e bën të qartë këtë synim.
Në leximin tim, ai po përpiqet të ndërtojë një identitet të ri publik. Përtej mbrojtjes ndaj akuzave për korrupsion, kërkon të njihet si njeriu që po paguan çmimin e kundërshtimit ndaj Ramës. Kjo i jep mundësinë t’u drejtohet edhe ndërkombëtarëve përmes pretendimit për përndjekje politike. Nuk kemi prova për bashkërendim me ta, por ky është një synim i mundshëm i komunikimit të tij.
Veliaj e njeh mirë mashtrimin publik dhe peshën e mashtrimit në paraqitje publike. Për vite ka ndërtuar një profil te viktimës së poshtëruar, ku e ndjekin të afërt me kamera me shumë emocion. Tani dinjiteti i cenuar mund të bëhet qendra e një rrëfimi përmes të cilib kërkon të rifitojë hapësirën politike që paraburgimi ia ka kufizuar.
Ai nuk ka shumë për të humbur personalisht. Por mund të ketë arritur në përfundimin se ruajtja e marrëdhënies me Ramën nuk i ofron më të ardh.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.