ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Vijojnë tensionet në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit. Gjatë tensioneve, disa prej protestuesve kanë

Vijojnë tensionet në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.
Gjatë tensioneve, disa prej protestuesve kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë.
Më pas ata i vunë zjarrin, siç shihet edhe në foto. Flakët përfshinë gjithçka, teksa u rrezikuan edhe godinat pranë, si biznese, Ambasada e Vatikanit dhe një pallat i banuar.
Në pamje duken disa të rinj të maskuar me shall në fytyrë, të cilët tentojnë të thyejnë xhamat me sende të forta, ndërsa i vendosën flakën edhe ambienteve brenda bankës, me zjarrëfikëset që ndërhynë menjëherë.
Ndërkohë, policia vazhdon të shpërndajë tubuesit me ujë, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.